‘Ciao’ Torino, Zaza kthehet në La Ligë

Simone Zaza kërkohet përsëri në futbollin spanjoll.

Sport

24/01/2020 13:54

Simone Zaza mund të provojë sërish një aventurë në La liga.

Sulmuesi i Torinos nuk i ka përmbushur pritshmëritë në këtë sezon ndaj dhe drejtuesit e klubit “Granata” mendojë që ta shesin gjatë merkatos së janarit.

Përveç klubeve në Serinë A, si Sassuolo apo Sampdoria, për ish-sulmuesin e Juventusit ka shprehur interes edhe Villarreali.

Spanjollët kanë përgatitur një ofertë për të e nëse transferimi realizohet, për Zazën do të bëhej fjalë për një rikthim në La Liga, pasi në sezonin 2017-2018 ai luajti me fanellën e Valencias.