‘Ciao’ Roma, Manolas po transferohet te një skuadër edhe më e madhe

Manchester United duket se do t’i bëjë disa transferime në janar.

Merkato

06/01/2019 16:42

Manchester United është duke tentuar që me çdo kusht të transferoj së paku një mbrojtës në janar, por që nuk përjashtohet mundësia të transferoj edhe jë tjetër.

‘Djajtë e Kuq’ duan ta transferojnë Kosotas Manolas nga Roma, përcjell lajmi.net.

Mbrojtës grek ka klauzolë 40 milionë euro te skuadra italiane, andaj Manchester United është i gatshëm që ta paguaj atë.

Roma po refuzon shitjen e tij, mirëpo është vetë mbrojtësi që e dëshiron largimin nga skuadra. /Lajmi.net/