“Ciao” Inter, Icardi te klubi i madh nga La Liga

Mauro Icardi mund të largohet nga Inter duke kaluar te klubi i madh nga La Liga.

Sport

30/11/2017 07:18

Mauro Icardi ka shfaqur gatishmëri për largim nga Inter.

Por, vetëm nëse bëhet fjalë për një kalim te Real Madrid.

Mediat italiane raportojnë se sulmuesi argjentinas do të ndahet me “Nerazzurrët” vetëm nëse ka ofertë nga “Los Blancos”, përcjell “lajmi.net”.

Icardi ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Inter gjatë këtij sezoni. Andaj, së fundmi është shfaqur si objektiv i Real Madridit për vitin 2018. /Lajmi.net/