Ciao Galliani
Adriano Galliani do të largohet nga Milani, pas 27 vjetësh pune në rol udhëheqës në klub. Pavarësisht fitores 3:0 ndaj Celticut në Ligën e Kampionëve në mesjavë, nënkryetari legjendar i Rossonerëve ka njoftuar se do të tërhiqet nga detyra pas ndeshjes së fundit të fazës së grupeve kundër Ajaxit. “Largohem, me ose pa marrëveshje të…
Sport
Adriano Galliani do të largohet nga Milani, pas 27 vjetësh pune në rol udhëheqës në klub.
Pavarësisht fitores 3:0 ndaj Celticut në Ligën e Kampionëve në mesjavë, nënkryetari legjendar i Rossonerëve ka njoftuar se do të tërhiqet nga detyra pas ndeshjes së fundit të fazës së grupeve kundër Ajaxit.
“Largohem, me ose pa marrëveshje të kompensimit. Jam i ofenduar, nuk bëhet kështu ndërrimi i gjeneratës, bëhet më me elegancë. Do të tërhiqem në ditët në vazhdim, ndoshta do të pres përfundimin e sfidës kundër Ajaxit. Por, nuk e ndërroj mendjen”, deklaroi Galliani për agjencinë italiane të lajmeve Ansa.
Mosmarrëveshjet mes Gallianit dhe Barbara Berlusconit, bijës së presidentit, Silvio Berlusconi, e cila kishte vënë në diskutim strategjinë e klubit, kanë bërë që zyrtari i mirënjohur t’i jap lamtumirën klubit.
“Kam pësuar një dëm të madh në imazhin tim. Respekti im për presidentin Berlusconi është i pandashëm. Nuk dua ta shqetësoj atë”, u shpreh Galliani.