Chuck Norris shtrohet në spital

Aktori legjendar dhe mjeshtri i arteve marciale, Chuck Norris, është shtruar në spital në Hawaii pas një emergjence shëndetësore. Sipas burimeve të TMZ, ngjarja ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në ishullin Kauai, duke bërë që 86-vjeçari të kërkojë trajtim mjekësor. Ende nuk dihen detaje mbi natyrën e problemit shëndetësor, por bëhet e ditur…

ShowBiz

19/03/2026 17:15

Aktori legjendar dhe mjeshtri i arteve marciale, Chuck Norris, është shtruar në spital në Hawaii pas një emergjence shëndetësore.

Sipas burimeve të TMZ, ngjarja ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në ishullin Kauai, duke bërë që 86-vjeçari të kërkojë trajtim mjekësor. Ende nuk dihen detaje mbi natyrën e problemit shëndetësor, por bëhet e ditur se ai është në gjendje të mirë shpirtërore, transmeton lajmi.net.

Raportohet se gjithçka ka ndodhur papritur, pasi vetëm një ditë më parë Norris kishte qenë duke u stërvitur në ishull. Një mik i tij, i cili kishte komunikuar me të në telefon, ka treguar se aktori ishte në humor të mirë dhe madje po bënte shaka.

Kujtojmë se Norris festoi ditëlindjen e tij të 86-të në fillim të këtij muaji, të cilën e shënoi edhe me një video në rrjetet sociale ku shfaqej duke bërë sparring me një trajner./lajmi.net/