Christensen: Të kënaqur që nuk pësuam, por dëshironim fitore

Mbrojtësi i Chelseat, Andreas Christensen, ka reaguar pas barazimit pa gola ndaj Manchester United.

Sport

01/03/2021 10:29

Chelsea dhe Manchester United barazuan pa gola në Stamford Bridge të Londrës, transmeton lajmi.net.

Pas ndeshjes, Andreas Christensen, i cili bëri një paraqitje solide, ku pati 100% saktësi në duele dhe pasime, vlerësoi se ndeshja shkoi mirë, por se “The Blues” dëshironin fitoren.

“Është një pikë e rëndësishme, por në të njejtën kohë jemi të zhgënjyer që nuk fituam ndeshjen”, tha ai.

“Rrezikuam disa herë dhe për mendimin tim merituam golin. Por ne nuk ishim aq të rrezikshëm sa duhet, patëm disa shanse që nuk i shfrytëzuam”, tha Christensen.

“Në pjesën e dytë, ne zhvilluam lojë më të mirë me top, luajtëm ndeshjen tonë dhe u bëmë të rrezikshëm disa herë. Ne ende jemi duke mësuar, por çdo ditë po bëhemi më mirë dhe ne kemi ide të reja në skuadër tani pas ardhjes se trajnerit”, përfundoi Andreas Christensen./Lajmi.net/