Chilwell në dyshim për Kupën e Botës, lë ‘Stamford Bridge’ me ndihmën e patericave

Ben Chilwell mund të bëhet lojtari i radhës që humb paraqitjen në Kampionat Botëror. Ylli i Chelsea, Chilwell ka pësuar një lëndim dhe tashmë rrezikon ta humb paraqitjen në Katar 2022. Mbrojtësi i majtë është parë mbrëmë teksa largohet nga ‘Stamford Bridge’ me ndihmën e patericave, përcjell lajmi.net. ? Ben Chilwell is an injury concern…

Sport

03/11/2022 10:22

Ben Chilwell mund të bëhet lojtari i radhës që humb paraqitjen në Kampionat Botëror.

Ylli i Chelsea, Chilwell ka pësuar një lëndim dhe tashmë rrezikon ta humb paraqitjen në Katar 2022.

Mbrojtësi i majtë është parë mbrëmë teksa largohet nga ‘Stamford Bridge’ me ndihmën e patericave, përcjell lajmi.net.

Chilwell është shqetësimi i radhës për trajnerin e kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, që tashmë ka në mendje problemet e Kyle Walker, Kalvin Phillips e disa emra të tjerë.

Mbetet të shihet nëse lojtari i Chelsea, Chilwell do të arrijë të rikuperohet në kohë për Katar 2022. /Lajmi.net/