Chiesa mund t’iu kthehet fushave të blerta në fund të tetorit

Janë bërë tashmë 245 ditë prej kur Federico Chiesa pësoi një dëmtim në ligamente dhe ai s’është parë më në fushat e blerta. Një nga lojtarët më të mirë të Juventus, së paku në letër, Chiesa vazhdon të jetë jashtë fushave të blerta. Lojtari pësonte një lëndim më 9 janar në ndeshjen kundër Romës, dhe…

Sport

11/09/2022 15:02

Janë bërë tashmë 245 ditë prej kur Federico Chiesa pësoi një dëmtim në ligamente dhe ai s’është parë më në fushat e blerta.

Një nga lojtarët më të mirë të Juventus, së paku në letër, Chiesa vazhdon të jetë jashtë fushave të blerta.

Lojtari pësonte një lëndim më 9 janar në ndeshjen kundër Romës, dhe që atëherë s’është në dispozicion të Massimiliano Allegri, përcjell lajmi.net.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Chiesa pritej të kthehej në fazën e fundit të pushimeve verore, por gjatë gushtit ai e stër-mundoi veten dhe dëmtoi gjurin.

Kësisoj, lojtari duhet të shtyjë edhe për pak kohë rikthimin e tij.

Sipas mediave italiane, Chiesa tani planifikon të kthehet në fund të tetorit, kurse për angazhim të plotë në 90 minuta mund të jetë i gatshëm pas Kupës së Botës, në muajin janar. /Lajmi.net/