Chiesa: Juve ka mentalitet fitues, Pirlo më ka ndihmuar të përmirësohem

Federico Chiesa është duke përjetuar formë jetësore që nga transferimi i tij në Juventus.

Sport

09/04/2021 23:46

Chiesa ka arritur të regjistrojë 13 gola dhe 11 asistime në 39 paraqitje që nga ardhja e tij në Torino, shkruan lajmi.net.

Ai foli me emocion për këto arritje ku të gjitha arsyet për formën e ti ia atribuoi bashkëlojtarëve dhe skuadrës.

“Ajo çka e karakterizon këtë vit është vazhdimësia, kjo është arsyeja e përmirësimit tim që nga ardhja ime këtu”, tha ai.

“Motivimi është shtuar, po stërvitem me kampionë të mëdhenj dhe po marr shembullin e tyre dhe po mësoj nga këshillat e Pirlos”, tha Chiesa.

“Këtu është mentaliteti i fituesit, Pirlo më ka ndihmuar shumë në muajt e fundit, mbi të gjitha me vetëbesimin”, shtoi ai.

“Çdo ditë më jep këshilla sesi të përmirësohem si në fazën sulmuese edhe atë mbrojtëse, më ka ndihmuar shumë dhe e falënderoj”, përfundoi Federico Chiesa./Lajmi.net/