Chiellini: Unë e urrej Interin… në mënyrë sportive

Të martën, më 12 maj, do të dalë në treg libri i kapitenit të Juventusit, Giorgio Chiellini.

Sport

09/05/2020 10:54

Në këtë libër, të ardhurat nga i cili do të shkojnë për bamirësi, Chiellini do të flasë për gjërat më të rëndësishme nga jeta e tij dhe karriera në futboll.

Pak para daljes në treg të librit, ai disa fragmente ka vendosur t’i publikojë në mediet italiane.

Chiellini, ka thënë se urren Interin, rivalët e mëdhenj nga Serie A, por këtë e bën vetëm në mënyrë sportive.

“Unë urrej Interin në mënyrë sportive, edhe Michael Jordan urrente Pistons. Urrejtja sportive është faktori që na bën të japim diçka shtesë për të mposhtur kundërshtarin”, thotë Chiellini, përcjell lajmi.net.

“Nëse i japim asaj kuptimin e duhur, është një komponent thelbësor i sportit. Por jashtë fushës përfundon gjithçka, dhe një nga mesazhet që më kanë bërë më të lumtur kur u lëndova, ishte ai i Javier Zanettit”./Lajmi.net/