Chiellini nuk pensionohet në verë
Qendërmbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka vendosur të vazhdojë të luajë, por "Zonja e Vjetër" ende nuk i ka ofruar rinovimin.
Sport
Sipas Corriere di Torino, synimi i kapiteni është të vazhdojë dhe ka vendosur të mos pensiohet në verë nga futbolli, transmeton lajmi.net.
Italiani është i gatshëm për të nisur sezonin e ri, por kontrata i skadon në qershor dhe ende s’ka ndonjë ofertë nga “Bianconerët”.
Nëse nuk rinovon me Juventusin, Chiellini e ka pranuar publikisht që nuk do të luajë tjetërkund në Itali ose Evropë.
36-vjeçari ka zhvilluar 14 në Seria A këtë edicion dhe ka bërë plotë 531 paraqitje për “Zonjën e Vjetër”.
Chiellini te Juventusi ka fituar nëntë herë Scudetton, katër herë Kupën e Italisë dhe pesë herë Superkupën e Italisë./Lajmi.net/