Chiellini: Nuk do të vishja asnjëherë një fanellë tjetër

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka folur për mundësinë e largimit nga “Bianconerët”.

Sport

16/04/2021 18:22

Në një intervistë për “SkySport”, Chiellini ka folur për të ardhmen e tij, transmeton lajmi.net.

“Sigurisht që nuk do të luaja kurrë me ndonjë fanellë tjetër në Itali ose në Evropë, nuk do të ishte etike”, deklaroi Giorgio Chiellini.

Chiellini kishte deklaruar se ai dhe Buffon kurrë nuk do të jenë barrë për Juventusin, duke aluduar se në momentin që nuk janë të dobishëm për skuadrën, ata do të largohen ose do të pensionohen./Lajmi.net/