Chiellini godet Bonuccin pas transferimit te Milani
Largimi i Leonardo Bonuccit nuk e ka dobësuar Juventusin.
Sport
Kështu ka deklaruar mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, gjatë një interviste për ‘SkySports’.
Bonucci këtë verë befasoi të gjithë duke u larguar nga Juventusi, në drejtim të rivalëve të Milanit, për një shumë rreth 40 milionë euro.
Chiellini së bashku me Barzaglin dhe Bonuccin, kishte formuar një treshe të pakalueshme në mbrojtje, duke u cilësuar si mbrojtja më e mirë në Evropë.
“Nuk vërehet ajo, jemi edhe më të fortë pa Bonuccin”, ka deklaruar Chiellini./Lajmi.net/