Chiellini dhe Demiral rikthehen në stërvitje

Juventusi ka vazhduar normalisht stërvitjet, ndërsa kanë qenë të pranishem edhe dyshja Giorgio Chiellini dhe Merih Demiral që janë shëruar nga lëndimet.

Sport

28/12/2020 18:35

Pushimi për “Bianconerët” ka mbaruar dhe lojtarët janë rikthyer në fushë për t’u stërvitur nën urdhrat e trajnerit Andrea Pirlo, transmeton lajmi.net.

Fokusi në stërvitje ishte përgatitja fizike, por lajmi i mirë për gjigantin italian ishte rikthimi i Chiellini dhe Demiral që munguan për disa javë shkaku i probleme muskulore.

Të gjithë lojtarët do jenë të gatshëm për sfidën e radhës, përpos Juan Cuadrados që është i suspenduar shkaku i kartonit të kuq në ndeshjen ndaj Atalantas.

Sfida e parë për Juventusin në vitin 2021 është kundër Udineses me 3 janar./Lajmi.net/