Chiellini dëshiron që të gjitha ‘problemet’ të ishin si Ronaldo

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, tha se nëse Cristiano Ronaldo është një problem, unë do të doja të kisha shumë prej tyre.

Sport

17/04/2021 08:19

Bianconerët  janë në vendin e tretë në Serie A me tetë ndeshje të mbetura dhe kapiteni bëri thirrje për ‘vazhdimësi’ nga Zonja e Vjetër pas dy fitoreve të njëpasnjëshme, transmeton lajmi.net.

Juventus është në garë për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve dhe të dielën do të udhëtojnë për t’u ndeshur me Atalantan në Serie A.

“Ne luajtëm një ndeshje të shkëlqyeshme kundër Napolit dhe vazhduam edhe në Genoan,” tha Chiellini për Sky Sport Italia.

Chiellini pret një Atalanta ‘fizike dhe teknike’ të dielën dhe përsëriti fjalët e trajnerit të Manchester City Pep Guardiola.

“Tani le të mendojmë për Atalanta, një ekip fizik dhe teknik që bën presion gjatë gjithë lojës,” tha ai. “Guardiola ka të drejtë, është si të shkosh te dentisti”.

Pastaj Chiellini foli për raportet e fundit të Cristiano Ronaldos që thuej se ai ishte problemi në Juventus.

“Nëse Cristiano Ronaldo është një problem, unë do të doja të kisha shumë prej tyre,” tha ai./Lajmi.net/