Cheryl Cole, tërheqëse në Milano

Këngëtarja Cheryl Cole duket se ka bërë një fluturim nga Londra për në Milano, pasi është fotografuar në aeroportin e qytetit italian. Këngëtarja  është dukur tejet e bukur dhe tërheqëse, pasi ka vendosur që këtë herë të vishet pothuajse e tëra me ngjyrë të zezë. Ajo kishte veshur një fustan të shkurtër dhe të zi…

ShowBiz

22/02/2014 16:58

Këngëtarja Cheryl Cole duket se ka bërë një fluturim nga Londra për në Milano, pasi është fotografuar në aeroportin e qytetit italian.

Këngëtarja  është dukur tejet e bukur dhe tërheqëse, pasi ka vendosur që këtë herë të vishet pothuajse e tëra me ngjyrë të zezë.

Ajo kishte veshur një fustan të shkurtër dhe të zi të lëkurës, teksa në dorë kishte një çantë ngjyrë hiri.

Për t’u dukur sa më bukur, ajo kishte vënë edhe syze dielli dhe i kishte kapur flokët e saj të cilat i kishte me ngjyrë të bardhë.

Këtë javë është duke u mbajtur java e modës në Milano, dhe kjo është arsyeja kryesore që këngëtarja ka shkuar për vizitë në këtë qytet.