Chelsea synon t’i largojë Zakaria dhe Ziyech

Denis Zakaria dhe Hakim Ziyech nuk janë në planet e Graham Potter. Skuadra e Chelsea siguroi shërbimet e Zakaria gjatë merkatos së verës, por me ndryshimin e trajnerit, ai nuk po merr minutat e tij në klub. Sipas raportimeve të ‘90min’, Chelsea dëshiron të heq dorë nga Denis Zakaria, përcjell lajmi.net. Ata duan t’i japin…

Sport

12/10/2022 17:29

Denis Zakaria dhe Hakim Ziyech nuk janë në planet e Graham Potter.

Skuadra e Chelsea siguroi shërbimet e Zakaria gjatë merkatos së verës, por me ndryshimin e trajnerit, ai nuk po merr minutat e tij në klub.

Sipas raportimeve të ‘90min’, Chelsea dëshiron të heq dorë nga Denis Zakaria, përcjell lajmi.net. Ata duan t’i japin fund huazimit qysh në janar.

Po ashtu, ‘Blutë’ po punojnë fuqishëm për të gjetur skuadër edhe për Hakim Ziyech.

Të dy lojtarët nuk kanë marrë minuta dhe nuk pritet të inkuadrohen në planet e Graham Potter.

Një alternativë për Ziyech vazhdon të mbetet Milani. /Lajmi.net/