Chelsea synon dy goditje të mëdha për mesfushën – Rice e Bellingham në radar

Chelsea janë duke u bërë gati për të përforcuar dukshëm repartin e mesfushës. ‘Blutë’ e Londrës po vëzhgojnë dy yjet e kombëtares së Anglisë, Jude Bellingham dhe Declan Rice. Sipas raportimeve të ‘Evening Standard’, Bellingham është objektivi kryesorë për ‘Blutë’, përcjell lajmi.net. Në anën tjetër, ata po monitorojnë me kujdes edhe mesfushorin e West Ham,…

Sport

20/10/2022 10:24

Chelsea janë duke u bërë gati për të përforcuar dukshëm repartin e mesfushës.

‘Blutë’ e Londrës po vëzhgojnë dy yjet e kombëtares së Anglisë, Jude Bellingham dhe Declan Rice.

Sipas raportimeve të ‘Evening Standard’, Bellingham është objektivi kryesorë për ‘Blutë’, përcjell lajmi.net.

Në anën tjetër, ata po monitorojnë me kujdes edhe mesfushorin e West Ham, Declan Rice.

Disa skuadra të mëdha evropiane, përfshirë Liverpool, Man City, Man United dhe Real Madrid janë të interesuara për anglezin Bellingham.

Chelsea mund ta konsiderojë Rice edhe si alternativë për Bellingham. /Lajmi.net/