Chelsea shfaq interesim për Khvaraskhelian

  Skuadra e Chelseat është e interesuar për mesfushorin e Napolit, Kvicha Khavaraskhelia. Lojtari është duke e kaluar një formë fantastike me italianët dhe për rrjedhojë po bëhet një nga pikat më të forta të skuadrës. Duke e parë këtë impakt mbresëlënës të tij, londinezët e kanë shumë seriozisht futjen në garë për t’i siguruar…

Sport

05/11/2022 09:35

 

Skuadra e Chelseat është e interesuar për mesfushorin e Napolit, Kvicha Khavaraskhelia.

Lojtari është duke e kaluar një formë fantastike me italianët dhe për rrjedhojë po bëhet një nga pikat më të forta të skuadrës.

Duke e parë këtë impakt mbresëlënës të tij, londinezët e kanë shumë seriozisht futjen në garë për t’i siguruar shërbimet e gjeorgjianit.

Sipas The Sun, Napoli mund ta lërë të lirë atë nëse vjen ndonjë ofertë më shumë se 86 milionë euro.

Chelsea ende nuk e ka gati ofertën, por këtë gjë pritet ta bëjë së shpejti, në mënyrë që merkatot vijuese të mos i zënë të papërgatitur për lojtarin. /Lajmi.net/