Chelsea rivalizon Man Cityn për Cucurrellan
Chelsea janë futur në garë për mbrojtësin e majtë të Brightonit, Marc Cucurrella. Pas Manchester Cityt, në garë për Cucurella, është futur edhe Chelsea, raporton ‘Daily Mail’, transmeton lajmi.net. Bisedimet mes Cityt dhe Brightonit kanë ngecur për shkak të shumës së lartë që kërkon ekipi për spanjollin dhe këtë situatë po mundohet ta shfrytëzoi Chelsea…
Sport
Chelsea janë futur në garë për mbrojtësin e majtë të Brightonit, Marc Cucurrella.
Pas Manchester Cityt, në garë për Cucurella, është futur edhe Chelsea, raporton ‘Daily Mail’, transmeton lajmi.net.
Bisedimet mes Cityt dhe Brightonit kanë ngecur për shkak të shumës së lartë që kërkon ekipi për spanjollin dhe këtë situatë po mundohet ta shfrytëzoi Chelsea duke u interesuar për lojtarin.
Brighton kërkon 50 milionë funte për Cucurellan, i cili ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2026.
Mbetet të shihet se në cilin ekip do të jetë e ardhmja e 24-vjeçarit./Lajmi.net/