Chelsea – Real Madrid mund të luhet me dyer të mbyllura
Ndeshja e çerekfinales së Ligës së Kampionëve, ndërmjet Chelsea – Real Madrid mund të luhet pa prezencën e tifozëve.
Sport
Të premten është hedhur shorti për ekipet që kanë kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Shorti i vendosi përball Chelsea dhe Real Madrid, njëri ekip kampion në fuqi, tjetri ekipi me më së shumti trofe në këtë garë, shkruan lajmi.net.
Ndeshja e parë do të zhvillohet më gjashtë prill në ‘Stamford Bridge’ dhe mund të luhet me dyer të mbyllura.
Kjo pasi Mbretëria e Bashkuar ka sanksionuar Abramovichin dhe Chelsea nuk lejohet të shesë bileta përveç atyre që i kanë tashmë ato sezonale.
Për këtë shkak ka shumë spekulime se ndeshja mund të luhet pa tifozë, por një gjë të tillë do ta kuptojmë gjatë javëve në vijim./Lajmi.net/