Chelsea – Real Madrid dhe Napoli – Milan, mbyllen pjesët e para me këto rezultate
Janë mbyllur pjesët e para në dy takimet e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve që po zhvillohen sonte. Chelsea dhe Real Madridi kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 0:0 në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër, shkruan lajmi.net. Dyja skuadrat kanë pasur rastet e tyre, ndërsa vlen të përmendet mundësia e artë…
Sport
Janë mbyllur pjesët e para në dy takimet e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve që po zhvillohen sonte.
Chelsea dhe Real Madridi kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 0:0 në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër, shkruan lajmi.net.
Dyja skuadrat kanë pasur rastet e tyre, ndërsa vlen të përmendet mundësia e artë e mesfushorit Kante që humbi rast të artë t’ia dhurojë epërsinë “Bluve”.
Për “mbretërit” ky rezultat është pozitiv për faktin se në ndeshjen e parë triumfuan 2:0 në Madrid.
Në takimin tjetër, Milani ka avancuar ndaj Napolit në fraksionin e parë të lojës.
“Rossonerët” kanë mbyllur 45 minutat e para me epërsi 0:1 ndaj Napolit.
Giroud ishte autor i golit për “kuqezinjtë” në minutën e 44-të.
⚽️ GOAL! | Napoli 0-1 AC Milan pic.twitter.com/hRfGZ9dATC
— Worldwide Goals (@WorldwideGoal) April 18, 2023
Milani ka mundur të shënonte edhe më herët sikur Giroud të realizonte nga penalltia në minutën e 22-të.
Në fushë për Napolin nga minuta e parë është mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani./Lajmi.net/