Chelsea pritet të ofrojë 83 milionë euro për Fofanan

Wesley Fofana është kryefjala e këtyre ditëve për Chelsean. Mbrojtësi është kthyer në një obsesion për blutë nga Londra të cilët janë të vendosur që të nënshkruajnë me të. Francezi pëlqehet shumë nga Thomas Tuchel i cili po bën presion te bordi që të punojë më shumë për të nënshkruar me të, transmeton lajmi.net. Sipas…

Sport

05/08/2022 07:58

Wesley Fofana është kryefjala e këtyre ditëve për Chelsean.

Mbrojtësi është kthyer në një obsesion për blutë nga Londra të cilët janë të vendosur që të nënshkruajnë me të.

Francezi pëlqehet shumë nga Thomas Tuchel i cili po bën presion te bordi që të punojë më shumë për të nënshkruar me të, transmeton lajmi.net.

Sipas raportimeve të fundit, ish-kampionët anglezë janë të gatshëm të paguajnë hiç më pak se 83 milionë euro për 21-vjeçarin.

Lojtari luan në të dyja pozitat e qendrës së mbrojtjes, fakt ky që po e impresionon tej mase trajnerin Tuchel.

Mbrojtësi ka kontratë afatgjatë me Leicester Cityn, por kjo nuk po e pengon Chelsean që t’i shterrojë mundësitë e nënshkrimit me të. /Lajmi.net/