Chelsea prinë garën për De Ligt

Chelsea janë duke prirë garën për mbrojtësin De Ligt.

Sport

16/06/2022 09:05

Skuadra e Chelsea është përballur me një valë largimesh në fazën e mbrojtjes, dhe kjo valë pritet të vazhdojë.

Kësisoj, ‘Blutë’ po përgatiten që të sjellin emra të ri për repartin defensiv gjatë verës dhe në listën e dëshirave kanë yllin e Juventus, De Ligt.

‘Corriere dello Sport’ raporton se Chelsea janë duke udhëhequr në garën për nënshkrimin e Matthijs de Ligt, përcjell lajmi.net.

Reprezentuesi holandez pëlqehet po ashtu nga Barcelona dhe Real Madridi, por ato duken prapa në garën me Chelsea.

De Ligt nuk është i kënaqur me projektin sportiv te Juventus, prandaj marrëveshja me Chelsea mund të jetë më e lehtë sesa duket. /Lajmi.net/