Chelsea pranë një goditje tjetër të madhe në merkato, nis bisedimet me agjentin e Kai Havertz

Vera do të jetë mjaft e nxehtë për skuadrën e Chelseat.

Sport

07/07/2020 15:49

Blutë deri tani kanë siguruar dy transferime, atë të Hakim Ziyech nga Ajax dhe Timo Werner nga RB Leipzig.

Por duket se planet e Frank Lampard nuk mbarojnë me kaq.

Eksperti i transferimeve, Nicholo Schira pretendon se Chelsea dëshiron Kai Havertz dhe janë në bisedime me agjentin e tij, përcjell lajmi.net.

Skuadra londineze është e gatshme t’i ofrojë një kontratë 5-vjeçare lojtarit (8 milionë në vit) dhe në ditët e ardhshme do të hapin bisedime me Bayer Leverkusen.

Për momentin, drejtoresha e përgjithshme e Chelseat Marina Granovskaia udhëheqë garën për lojtarin gjerman. /Lajmi.net/