Chelsea po punon për rinovimin me Mount
Chelsea dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me Mason Mount. Mount ka kontratë me ‘Blutë e Londrës’ deri në vitin 2024, por ata e duan më gjatë lojtarin në ekip. Sipas raportimeve të fundit të Fabrizio Romanos, drejtuesit e klubit janë duke punuar për të rinovuar me anglezin, përcjell lajmi.net. Lidhur me lojtarin ka folur edhe trajneri…
Sport
Chelsea dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me Mason Mount.
Mount ka kontratë me ‘Blutë e Londrës’ deri në vitin 2024, por ata e duan më gjatë lojtarin në ekip.
Sipas raportimeve të fundit të Fabrizio Romanos, drejtuesit e klubit janë duke punuar për të rinovuar me anglezin, përcjell lajmi.net.
Lidhur me lojtarin ka folur edhe trajneri i ri Graham Potter, duke thënë se s`ka dyshime për të.
“Unë nuk kam dyshime në lidhje me Mason Mount”, u shpreh ai.
Kushtet ende nuk dihen, por dy palët thuhet të jenë të bindur për të vazhduar bashkëpunimin./Lajmi.net/