Chelsea po përgatitet për ‘goditjen’ e radhës në tregun e transferimeve

Një tjetër transferim nga Bundesliga mund të finalizohet nga Chelsea.

Sport

03/07/2020 12:15

The Telegraph raporton se ‘Blutë’ e Londrës mund të lëvizin në drejtim të Kai Havertz, ylli të Bayer Leverkusen, përcjell lajmi.net.

Chelsea deri më tani kanë siguruar transferimet e Hakim Ziyech nga Ajax dhe Timo Werner të RB Leipzig.

Frank Lampard ka para të mjaftueshme në dispozicion, me Chelsean që verën e kaluar nuk transferoi asnjë futbollist, pas dënimit që i kishte shqiptuar FIFA.

Me transferimin e mundshëm të Kai Havartz, Chelsea do të formonte një ofensive të jashtëzakonshme, duke luftuar për titull sezonin tjetër në Premierligë./Lajmi.net/