Chelsea po përgatit kontratë afatgjatë për Potter – Pochettino në pritje

Chelsea është duke e përgatitur një kontratë afatgjatë për trajnerin Graham Potter. Pas shkarkimit të Thomas Tuchel, që erdhi si pasojë e disa rezultateve jo të mira së fundi, londinezët nuk e kanë ndërmend të humbasin kohë për pasuesin e tij. Në krye të dëshirave është pikërisht trajneri aktual i Brightonit. Sipas asaj që bën…

Sport

07/09/2022 16:33

Chelsea është duke e përgatitur një kontratë afatgjatë për trajnerin Graham Potter.

Pas shkarkimit të Thomas Tuchel, që erdhi si pasojë e disa rezultateve jo të mira së fundi, londinezët nuk e kanë ndërmend të humbasin kohë për pasuesin e tij.

Në krye të dëshirave është pikërisht trajneri aktual i Brightonit.

Sipas asaj që bën të ditur Sky Sport, trajneri ka leje për të biseduar me “Blutë” dhe këtë mbrëmje do të udhëtojë në Londër për ta tentuar një marrëveshje.

Në listë të pritjes, në rast se dështojnë tentativat për Potter, është Mauricio Pochettino i cili është i papunë që prej shkarkimit nga Paris Saint Germain. /Lajmi.net/