Chelsea pas Thomas Strakosha

Thomas Strakosha pritet të ndërrojë ambient gjatë merkatos së verës.

Sport

14/06/2022 17:40

Portieri i kombëtares shqiptare ka shkuar në fundin e kontratës së tij dhe gjatë verës kërkon skuadër të re.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, Strakosha po tërheq vëmendje të madhe, përcjell lajmi.net.

Chelsea është një nga skuadrat që po konsideron të bëjë lëvizje për të, por vetëm në rast se Kepa Arrizabalaga do të largohet.

Kjo nënkupton se Strakosha do të ishte zgjedhja e dytë te Chelsea, pas Edouard Mendy. /Lajmi.net/