Chelsea pas Declan Rice

Chelsea është e vendosur që të bëjë merkaton më të madhe këtë verë.

Sport

28/06/2020 09:01

Skuadra londineze ka bërë dhe po bën disa prej lëvizjeve që mund të mbeten si më të mëdhatë të kësaj merkatoje.

Emra si Timo Werner e Hakim Zyiech nuk po i mjaftojnë ‘Bluve’, të cilët tashmë kanë shënjestruar edhe një tjetër mesfushor.

‘Sun’ raporton se anëtari i West Ham United, Declan Rice, është dëshira e Chelsea për verën, transmeton lajmi.net.

Thuhet se ‘Blutë’ e Londrës janë gati që të ofrojnë deri në 45 milionë funte për kartonin e anglezit.

Gjithashtu, skuadra e Frank Lampard është afër një marrëveshjeje edhe me Ben Chilwell. /Lajmi.net/