Chelsea nis bisedimet me Xabi Alonson për postin e trajnerit
Chelsea po shqyrton seriozisht mundësinë për ta emëruar Xabi Alonson si trajner të ri të skuadrës, në kuadër të planeve për nisjen e një epoke të re në “Stamford Bridge”. Sipas raportimeve të “Flashscore”, drejtuesit londinezë tashmë kanë zhvilluar bisedime fillestare me trajnerin spanjoll, i cili konsiderohet si një nga favoritët kryesorë për këtë post.…
Sport
Chelsea po shqyrton seriozisht mundësinë për ta emëruar Xabi Alonson si trajner të ri të skuadrës, në kuadër të planeve për nisjen e një epoke të re në “Stamford Bridge”.
Sipas raportimeve të “Flashscore”, drejtuesit londinezë tashmë kanë zhvilluar bisedime fillestare me trajnerin spanjoll, i cili konsiderohet si një nga favoritët kryesorë për këtë post. Alonso raportohet se është i hapur ndaj mundësisë për të punuar në Premier League, por dëshiron më shumë qartësi lidhur me ndikimin dhe kontrollin që do të kishte në projektin sportiv të klubit.
Në listën e Chelseat përmendet edhe Cesc Fàbregas, ndërsa drejtuesit sportivë Paul Winstanley dhe Laurence Stewart po udhëheqin procesin e përzgjedhjes së trajnerit të ri. Raporti thekson se klubi dëshiron “të ndërtojë një identitet të qartë dhe të rikthejë besimin e tifozëve”, pas një sezoni zhgënjyes që ka sjellë pakënaqësi të madhe te mbështetësit.
“Chelsea do të donte ta kishte trajnerin e ri të emëruar para nisjes së Kupës së Botës”, thuhet në raport, ndërsa klubi mbetet i shqetësuar edhe për vështirësitë që mund të hasë në merkato në rast se dështon të sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane.