Chelsea mund t’i kthehet garës për De Jong në merkaton e janarit

Frenkie de Jong ka mbetur te Barcelona pas merkatos së verës, por qëndrimi i tij mund të mos jetë shumë i gjatë. Skuadrat angleze ishin vënë pas Frenkie de Jong gjatë merkatos së verës, me Man United dhe Chelsea që bënë lëvizjet kryesore. Raportime nga Londra bëjnë të ditur se Chelsea mund t’i kthehet tentimit…

Sport

06/09/2022 15:37

Frenkie de Jong ka mbetur te Barcelona pas merkatos së verës, por qëndrimi i tij mund të mos jetë shumë i gjatë.

Skuadrat angleze ishin vënë pas Frenkie de Jong gjatë merkatos së verës, me Man United dhe Chelsea që bënë lëvizjet kryesore.

Raportime nga Londra bëjnë të ditur se Chelsea mund t’i kthehet tentimit për De Jong gjatë merkatos së janarit, përcjell lajmi.net.

‘Blutë’ ishin shumë aktiv në ndjekjen e De Jong, por lojtari megjithatë vendosi të qëndronte në Barcelonë.

Mbetet të shihet nëse deri në merkaton e dimrit, Chelsea do të përgatisë ndonjë ofertë të mirë për holandezin.

Lojtari nuk është lojtari me minutat më të mëdha në mesfushën e Barcelonës. /Lajmi.net/