Chelsea merr vendimin përfundimtar lidhur me Paulo Dybalan

Chelsea nuk është më i interesuar për të transferuar sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala.

Sport

06/11/2020 18:00

“Blutë” shpenzuan më shumë se 220 milionë euro në verë për arritjet si Timo Werner, Hakim Ziyech dhe Kai Havertz, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, në të kaluarën kanë shprehur interesim edhe për argjentinasin, por presidenti Roman Abramovich nuk është më i interesuar.

Pavarësisht, që Frank Lampard synon të përforcojë sulmin, Dybala nuk shihet si objektiv.

Kontrata momentale lojtarit me “Bianconerët” i skadon në vitin 2022 dhe nuk ka ndonjë progres në rinovimin e kontratës.

Sidoqoftë, gjiganti italian vazhdon të jetë në kontakt të rregullt me Dybalan dhe agjentin e tij dhe thuhet se janë optimist për ta bindur të rinovojë kontratën./Lajmi.net/