Chelsea merr lajm të keq para finales në Ligën e Evropës

Chelsea frikësohet se mund të jenë pa N'Golo Kanten për finalen e Ligës së Evropës kundër Arsenalit pasi ai pësoi një lëndim të ri në stërvitjen e së shtunës, sipas raporteve.

Sport

27/05/2019 14:10

Fituesi i Kupës së Botës me Francën humbi ndeshjen finale të Premierligës kundër Watford për shkak të një dëmtimi, megjithëse londinezët kishin shpresuar që ai të ishte gati për udhëtimin në Baku.

Ai u kthye në stërvitje këtë javë dhe dukej se ishte rikuperuar me problemet e tij, por tani Goal raportoi se mesfushori u detyrua të ndërpriste stërvitjen në mënyrë të parakohshme, përcjell lajmi.net.

Kante pësoi një lëndim në gjurin e tij dhe shkalla e lëndimit nuk është ende e njohur, me prova të mëtejshme për t’u kërkuar, ndonëse shenjat e hershme tregojnë se ai nuk mund të luajë kundër Arsenalit.

Nëse kjo del të jetë e vërtetë, do ishte goditje e rëndë për Maurizio Sarrin, i cili qysh tani nuk llogarit në shërbimet Ruben Loftus-Cheek, Callum Hudson-Odoi dhe Antonio Rudiger. /Lajmi.net/