Chelsea me shifra të çmendura, kaq shpenzoi në shkarkimin e trajnerëve

Antonio Conte ka marrë 9 milionë funte nga Chelsea pasi fitoi një marrëveshje ligjore me ish-klubin e tij.

Sport

22/05/2019 15:01

Trajneri italian ishte i përfshirë në një çështje mbi kompensimin e parave pasi u shkarkua nga Chelsea në korrik të vitit 2018. Avokatët e tij argumentuan se Blutë i detyroheb atij një pagë një vjeçare.

Skuadra londineze njihet për shkarkimin e shpeshtë të trajnerëve, çka deri tani në epokën e Abramovich i ka kushtuar hiq më pak se 92.9 milionë funte, transmeton lajmi.net.

The Sun ka bërë publike listën e të gjithë trajnerëve të shkarkuar nga Chelsea dhe kompensimin që ata kanë fituar.

Më poshtë lista e plotë:

  • Antonio Conte (Qershor 2018): £9m
  • Guus Hiddink (Maj 2016): None
  • Jose Mourinho (Dhjetor 2015): £8.3m (për të dhe stafin e tij)
  • Rafael Benitez (Maj 2013): None
  • Roberto Di Matteo (Nëntor 2012): £10.7m
  • Andre Villas-Boas (Mars 2012): £12m
  • Carlo Ancelotti (Maj 2011): £6m
  • Luiz Felipe Scolari (Shkurt 2009): £12.6m
  • Avram Grant (Maj 2008): £5.2m
  • Jose Mourinho (Shtator 2007): £23.1 (për të dhe stafin e tij)
  • Claudio Ranieri (Maj 2004): £6m

TOTALI: £92.9m   /Lajmi.net/