Chelsea mban Piatek nën vëzhgim

Skuadra e Chelsea është e vendosur që të përforcojë sulmin gjatë kësaj merkatoje.

Sport

27/01/2020 19:16

‘Blutë’ e Londrës kanë hasur në vështirësi këtë edicion për të gjetur golin, me vetëm Tammy Abraham në formë, nga lojtarët e sulmit.

Giroud dhe Batshuayi nuk kanë kryer si duhet punën për të bindur Lampard, dhe skuadra tashmë është në kërkim të një sulmuesi.

‘The Telegraph’ shkruan se Chelsea po synojnë lëvizjen për Krzysztof Piatek, si alternativë të Edinson Cavani, transmeton lajmi.net.

Chelsea kanë ndjekur Cavani gjatë gjithë merkatos, por duket se nuk do të mund të finalizojnë marrëveshjen për të.

Piatek në anën tjetër dëshiron të largohet nga ‘San Siro’ dhe tashmë po vëzhgohet nga Chelsea.

Ylli polak bënte bujë të madhe sezonin e kaluar dhe mund të jetë një lëvizje e mirë për londinezët. /Lajmi.net/