Chelsea ‘mace e zezë’ për Leicester, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës FA

Chelsea ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Kupës FA, duke e mposhtur me rezultat minimal Leicesterin.

Sport

28/06/2020 18:52

Kjo ishte hera e 11-të që Blutë eliminojnë Leicesterin në kupat vendase.

Goli vendimtar i sfidës u shënua nga Ross Barkley (63′), i cili u inkuadrua gjatë pjesës së dytë.

Chelsea i bashkohet Manchester Unitedit dhe Arsenalit në gjysmëfinale, ndërsa fituesi mes Newcastle dhe Manchester City pritet të kompletojë katër skuadrat e fundit. /Lajmi.net/