Chelsea konfirmon transferimin e Ziyech

Hakim Ziyech ka nënshkruar zyrtarisht një marrëveshje pesë-vjeçare me Chelsea pasi ka rënë dakord me kushtet personale nga Ajax, ka konfirmuar klubit londinez.

Sport

23/02/2020 22:03

Kalimi i marokeni në ‘Stamford Bridge’ u njoftua në fillim të këtij muaji pasi skuadra e Frank Lampard pagoi një tarifë prej 40 milionë euro për të marrë shërbimet e 26-vjeçarit.

Ziyech do ta kalojë pjesën tjetër të sezonit aktual në Eredivisie, përpara se të bëjë kalimin në Londër në përfundim të sezonit, transmeton lajmi.net.

“Jam i kënaqur dhe krenar që kam nënshkruar për një klub kaq të madh si Chelsea,” tha mesfushori sulmues në faqen e internetit të klubit. “Mezi pres sezonin e ardhshëm dhe shpresoj se mund të arrijmë gjëra të shkëlqyera së bashku”.

Ziyech është një nga lojtarët kryesorë në sukseset e Ajax viteve të fundit, sikur kalimi në gjysmëfinale edicionin e kaluar në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/