Chelsea kërkon nga Milan të paguajë kartonin e plotë të Tomorit

AC Milani i është bërë me dijeni nga Chelsea se duhet të paguajnë 26 milionë euro nëse duan të nënshkruajnë me mbrojtësin Fikayo Tomori.

Sport

24/03/2021 09:18

Tomori ka impresionuar te gjiganti italian duke bërë 11 paraqitje, transmeton lajmi.net.

Sipas Goal, “Rossonerët” që të nënshkruajnë me Tomorin duhet të aktivizojnë mundësinë e blerjes për 26 milionë euro, ndryshe nuk do të këtë marrëveshje.

Drejtori sportiv i Paolo Maldini ka konfirmuar se klubi do provojë të kompletojë huazimin e anglezit.

Tomori nën urdhrat e Lampardit te Chelsea kishte bërë vetëm katër paraqitje, pasi dështoi të gjejë vend para Thiago Silvas.

Në muajt në vijim do vendoset për të ardhmen e 23-vjeçarit./Lajmi.net/