Chelsea kërkon Militaon e Real Madridit
Chelsea është e interesuar për mbrojtësin e Real Madridit Eder Militao.
Sport
Ndonëse kohë më parë u deklarua se nuk e ka ndërmend të ndërrojë ambient, duket se me kaq nuk po mashtrohen blutë nga Londra, transmeton lajmi.net
Ata po tentojnë me çdo kusht që ta bindin lojtarin i cili pati një sezon të shkëlqyer me madrienët, duke triumfuar në La liga dhe në Champions League.
Mësohet se oferta e Chelseas prek shifrën e mbi 50 milionë eurove.
Gjithsesi, ky operacion duket i pamundur, pasi vetë madrilienët e konsiderojnë të pashitshëm lojtarin dhe e kanë ndërmend t’i vendosin klauzolë liruese prej 250 milionë eurove.
Mbetet të shihet se si do të rrjedh ky proces deri në fund të merkatos. /Lajmi.net/