‘’Chelsea ka shanse ndaj Arsenalit vetëm për shkak të Hazard’’

Ish-mbrojtësi i Arsenalit Lauren nuk e sheh një favorit në finalen e Ligës së Evropës dhe mendon se prania e Eden Hazard në ekipin e Chelseat u jep atyre një shans të madh për të fituar trofeun.

Sport

29/05/2019 10:56

‘Topçinjët’ vijnë në këtë sfidë pasi nuk janë mposhtur në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke kaluar në finale falë fitores ndaj Valencias me rezultat të përgjithshëm 7-3.

Në anën tjetër, Chelsea mezi fitoi me penallti ndaj Eintracht Frankfurt, duke fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit nëse llogariten vetëm 90 minutat, përcjell lajmi.net.

”Unë e shoh si 50 me 50 për qind. I jap Chelseat një shans, sepse Hazard ka qenë një emblemë në atë skuadër dhe ai dëshiron t’i ofrojë titullin e fundit si kulminacionin e karrierës së tij me këtë klub”.

“Ai mund të jetë vendimtar për Chelsean, përveç faktorëve të tjerë taktikë”.

”Por Arsenali ka Aubameyang dhe Lacazette. Dyshja që kuptohen shumë mirë me njëri-tjetrin, andaj shanset janë 50-50’’, deklaroi ai. /Lajmi.net/