Chelsea ka gjetur zëvendësuesin e Werner, nëse largohet nga klubi

Timo Werner mund të largohet nga klubi i Chelseas në afatin kalimtar të verës, nëse nuk është në gjendje të bindë menaxherin Thomas Tuchel mbi aftësitë e tij.

Sport

17/04/2021 08:35

Gjermani ka shënuar 10 gola dhe ka 11 asistime në 41 paraqitje këtë edicion, por ai ka qenë fajtor për humbjen e disa rasteve të shënimit, transmeton lajmi.net.

Ai nuk është më një titullar i garantuar për Blues, dhe Tuchel kohët e fundit ka preferuar të startjoë me Kai Havertz në rolin e sulmuesit të rremë me numër nëntë.

Sipas Standard Sport, Wernerit po i kalon koha për të dëshmuar i aftë ta drejtojë klubin në argjend.

Klubi ka qenë i lidhur me disa sulmues të profilit të lartë duke përfshirë Sergio Aguero të Manchester City dhe Erling Haaland të Borussia Dortmund.

Aguero thuhet se mirëpret mundësinë e bashkimit me klubin pasi të përfundojë kontrata e tij me Citizens në fund të sezonit.

Blutë janë admirues afatgjatë të Aguero dhe u përpoqën ta nënshkruajnë atë nga Atletico Madrid një dekadë më parë pa pasur sukses./Lajmi.net/