Chelsea interesohet për mbrojtësin e Juventus, Alex Sandro

Sport

26/01/2022 15:48

Skuadra e Chelsea po kërkon në çdo cep për një mbrojtës të krahut të majtë.

Pasi negociuan gjatë me Lyon për situatën e Emerson, Chelsea ka kthyer vëmendjen kah lojtari i Juventus, Alex Sandro.

‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se Sandro është figura që po tërheq interesim nga Chelsea, përcjell lajmi.net.

‘Blutë’ duhet të mbulojnë krahun e majtë të mbrojtjes, ku aktualisht janë vetëm me Marcos Alonso, pasi Ben Chilwell vuan nga një lëndim që do ta mbajë gjatë jashtë fushave.

Snadro përshtatet në mënyrën e lojës së Chelsea dhe londinezët me gjasë nuk duhet të paguajnë më shumë sesa 26 milionë për kartonin e tij.

Juve paguante aq në vitin 2015, për ta marrë brazilianin nga Porto. /Lajmi.net/