Chelsea interesohet për Donnarumma
Skuadra e Chelsea ka shfaqur interesim për Donnarumma.

Sport
Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, Chelsea janë të interesuar për nënshkrimin e portierit të Milan, Gianluigi Donnarumma, transmeton lajmi.net.
Gazeta italiane shkruan se Frank Lampard është i dëshpëruar me Kepa Arrizabalaga dhe do të bëjë maksimumin për ta shitur atë në fund të sezonit.
Me Willy Caballero si opsion tjetër të vetëm dhe me argjentinasin që futet në vitet e fundit të karrierës së tij, Donnarumma shihet si blerja perfekte për Chelsea.
Mbetet të shihet nëse ‘Blutë’ nga Londra do të arrijnë ta bindin Milan, për kartonin e portierit. /Lajmi.net/