Chelsea i tregon Cityt çmimin e Fernandezit, afati skadon të premten
Chelsea ka vendosur një ultimatum për Manchester Cityn lidhur me transferimin e Enzo Fernandezit. Sipas raportimeve të fundit, “Blutë” kërkojnë 120 milionë funte si shumë fikse për ta lënë të lirë mesfushorin argjentinas dhe nuk kanë ndërmend të negociojnë për çmimin. Manchester City është informuar se afati për të bërë një ofertë prej 120 milionë…
Sport
Chelsea ka vendosur një ultimatum për Manchester Cityn lidhur me transferimin e Enzo Fernandezit.
Sipas raportimeve të fundit, “Blutë” kërkojnë 120 milionë funte si shumë fikse për ta lënë të lirë mesfushorin argjentinas dhe nuk kanë ndërmend të negociojnë për çmimin.
Manchester City është informuar se afati për të bërë një ofertë prej 120 milionë funtesh skadon të premten në ora 17:00 sipas kohës së Britanisë së Madhe.
Chelsea thuhet se ia ka bërë të qartë kampit të Fernandezit që prej majit të këtij viti se klubi nuk ka ndërmend të negociojë për një shumë më të ulët.
Kështu, vendimi tani është në duart e Manchester Cityt të paguajë shumën e kërkuar për ta transferuar Fernandezit ose të tërhiqet nga gara.
Enzo Fernandez është një prej lojtarëve kryesorë të Chelseat dhe largimi i tij do të ishte një lëvizje e madhe në këtë afat kalimtar. Megjithatë, kërkesa e lartë financiare e klubit londinez mund ta komplikojë marrëveshjen.