Chelsea i prin garës për Leao

Chelsea vazhdon të jetë në ‘pole-position’ për Rafael Leao. Ylli portugez, Rafael Leao vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga skuadra e Milan. Lojtari anësor akoma nuk ka vënë firmën e tij në një kontratë të re me ‘Rossoneri’, ndonëse klubi e sheh si prioritet rinovimin me të. Në gjithë këtë mes, ‘Corriere…

Sport

04/10/2022 16:07

Chelsea vazhdon të jetë në ‘pole-position’ për Rafael Leao.

Ylli portugez, Rafael Leao vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga skuadra e Milan.

Lojtari anësor akoma nuk ka vënë firmën e tij në një kontratë të re me ‘Rossoneri’, ndonëse klubi e sheh si prioritet rinovimin me të.

Në gjithë këtë mes, ‘Corriere della Sera’ raporton se Chelsea po prin garën për të nënshkruar me Leao, përcjell lajmi.net.

Lojtari po vazhdon shkëlqimin në Serie A, duke bërë që vëmendja të jetë edhe më e madhe për të.

Paolo Maldini, drejtori i Milan vazhdon të jetë optimist për rinovimin me lojtarin më të mirë në Serie A. /Lajmi.net/