Chelsea humb garën për Jovic, kthen interesimin tek ylli i Ajax

Skuadra e Chelsea, edhe pse e dënuar nga UEFA për transferimin e lojtarëve, nuk po ndal interesimin e saj për merkaton.

Sport

17/05/2019 20:45

Në shpresën se do ta fitojnë apelin, londinezët po vazhdojnë kontaktet me lojtarë të ndryshëm, në tentim për të përforcuar skuadrën.

Pasi humbën garën me Real Madrid për shërbimet e sulmuesit serb Luka Jovic, ‘blutë’ tashmë po vëzhdojnë një tjetër lojtar.

‘Daily Mail’ raporton se skuadra londineze po interesohet për lojtarin e Ajax Amsterdam, David Neres, transmeton lajmi.net.

Neres i cili ka shkëlqyer këtë edicion me skuadrën holandeze, vlerësohet me 45 milionë euro, shumë të cilën Chelsea janë të gatshëm ta paguajnë.

Chelsea kanë raporte të mira me përfaqësuesit e Neres, Giuliano Bertolucci dhe Kia Joorabchian, të cilët përfaqësojnë edhe David Luiz. /Lajmi.net/