Chelsea gati të heq dorë nga dy mbrojtësit e skuadrës – lideret e Serie A ‘fërkojnë duart’

Chelsea po përgatitet që të heq dorë nga dy mbrojtësit e skuadrës.

Sport

05/01/2020 12:02

Sipas ‘Calciomercato’, ‘Blutë’ e Londrës janë gati që të shesin Emerson Palmieri dhe Marcos Alonso, transmeton lajmi.net.

Të dy lojtarët, skuadra e Frank Lampard planifikon t’i shes gjatë këtij muaji, kur po zhvillohet merkatoja e janarit.

Emerson me shumë gjasë do të përfundojë tek skuadra e Juventus, të cilët po synojnë ta transferojnë brazilianin gjatë kësaj merkatoje, pasi ai pëlqehet nga Maurizio Sarri.

’Biankoneri’ mund të nënshkruajnë me 25 vjeçarin në formë huazimi, me mundësi vlerje në fund të këtij sezoni.

Kurse, për Marcos Alonso interesim ka pasur nga skuadra tjetër e Serie A, Inter. Trajneri i ‘Zi kaltërve’, Antonio Conte, e preferon shumë lojtarin spanjoll, pasi më parë kishte punuar me të.

Mbetet të shihet nëse Chelsea do të gjej zgjidhje për dyshen që aktivizohet në krahun e majtë të mbrojtjes. /Lajmi.net/