Chelsea futet në garë për Gabriel Slonina
Klubi londinez, Chelsea janë futur në garë për portierin e Chicago Fire, Gabriel Slonina.
Sport
Përveç Real Madridit tashmë edhe Chelsea janë pas portierit Slonina.
‘Mbretërit’ javën e kaluar kanë bërë ofertë zyrtare për portierin, por që u refuzua nga klubi.
Sipas Fabrizio Romano, kjo bëri që ‘Blutë e Londrës’ të futen sërish në garë për të, përcjell lajmi.net.
Vendimi për të ardhmen e Gabriel pritet të merret së shpejti – do të jetë një nga transferimet rekord të MLS./Lajmi.net/