Chelsea fiton trofeun e parë në këtë sezon (Video)
Mourinho e ka filluar mbarë këtë sezon, pasi ka arritur të fitojë trofeun e parë në këtë sezon, pasi e mposhti në finale të Capital One Cup skuadrën e Tottenhamit me rezultat 2-0.
Sport
Pjesa e parë ishte mjaft e balancuar edhe pse rastin më të mirë e pati Tottenhami, kur Eriksen e goditi shtyllën nga gjuajtja e lirë.
Sidoqoftë, në minutën e 45’ pas një harkimi në zonën e Tottenhamit, Zouma e dërgon topin te Terry, i cili me një goditje me të djathtën e tij shënon për të kaluar Chelsean në epërsi.
Në minutën e 56’ Diego Costa bën një lëvizje mjeshtërore, dhe falë një goditjeje me të majtën e cila u devijua nga Walker, arrin të shënojë për 2-0.
Deri në fund djelmoshat e Mourinhos arritën ta menaxhojnë këtë rezultat, dhe kështu arritën ta fitojnë trofeun e parë këtë sezon, atë të Capital One Cup.
https://vine.co/v/O0BWzKtgxpD
https://vine.co/v/O0BO9tuOeUd